Denoncimi në “Fiks Fare”, në hetim zyrtarët e ZVRPP të Pogradecit

14/01/2017 00:00

Pas denoncimit në “Fiks Fare” mbi shkeljet në hipotekën e Pogradecit policia ka nisur hetimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimet në gjendje të lirë kanë nisur për regjistruesin e Pogradecit Nexhip Shkullaku dhe specialisten e ZVRPP-së, Paola Pupa.

Sipas policisë, pas pamjeve filmike të transmetuara në “Fiks Fare” më 11 janar, dyshohet se këta persona kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar pronën e Sali Canit, në emrin e një shtetaseje tjetër, me dokumentacion të fotokopjuar dhe jo atë origjinal.

Top Channel