Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, kryeministri Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’ka projekt për ndërtimin. Investitorët duhet të…
Rritja e temperaturave ka lehtësuar qarkullimin në disa prej akseve problematike të ditëve të fundit në vend.
Sipas Ministrisë së Transportit, ka përmirësim në qarkullimin e akseve të Shkodrës, në Dibër e Kukës ku qarkullohet edhe pa zinxhirë.
Në Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohet ende me zinxhirë. Ministria bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjeve në drejtim të Krrabës e Sarisalltikut.
Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik. Ndërsa në qarkun Gjirokatër kalohet me zinxhirë Përmet – Çarshovë.
Temperaturat në nivel vendi janë rritur me 7-8 gradë gjatë 24 orëve të fundit.
Top Channel