Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, kryeministri Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’ka projekt për ndërtimin. Investitorët duhet të…
Ngrica ka dëmtuar matësit e ujit në Kukës. Qindra aparate kanë dalë jashtë funksionit, por Ndërmarrja e Ujësjellësit e ka të pamundur të bëjë zëvendësimin e tyre, për shkak të borxheve të trashëguara.
Edhe pse temperaturat u rritën gjatë 24 orëve të fundit, qyteti i Kukësit dhe fshatrat po vuajnë ende pasojat e ngricave të kësaj jave.
Ujësjellësi ka shkrirë disa tubacione nëpër lagjet e qytetit gjatë kësaj kohe. Ndërsa për fshatrat e Borjes dhe Shishtavecit ndihma ka ardhur nga Kosova.
Mjetet borëpastruese kosovare kanë hapur rrugët, duke u lejuar banorëve pas disa ditë izolimi të lëvizin lirshëm drejt Kukësit apo Prizrenit.
Top Channel