Temperaturat nën zero, acar në kampet e emigrantëve në Serbi

12/01/2017 00:00

Edhe pse temperaturat në Serbi kanë mbërritur në minus 14 gradë Celsius, emigrantët që i kanë vuajtur më shumë se mjaft të tjerë pasojat e motit ekstrem, sërish preferojnë qëndrimin aty përballë mundësisë së kthimit në Maqedoni.

Të ardhurit po i bëjnë ballë me shumë vështirësi dimrit të acartë të këtij viti. Disa prej refugjatëve nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të ndezin zjarr brenda nëpër strehime.

“Ngricat erdhën shumë shpejt dhe gjatë natës këtu është tmerrësisht ftohtë”, thotë një emigrant pakistanez.

E megjithatë, as rreziku që bartin në vetëvete kushte të tilla atmosferike, sidomos në kampet e improvizuara ku janë sistemuar emigrantët, nuk i tremb ata më shumë sesa ideja e kthimit mbrapsht.

“Kam shumë frikë se mos më kthejnë në Maqedoni, nuk dua të largohem”, thotë një afgan.

“Ne duam të shkojmë në Preshevë, ata duan të na depërtojnë në Maqedoni. Për ne ky është problem shumë i madh”, thotë një tjetër.

Luftës së tyre për mbijetesë i është shtuar edhe një armik tjetër. “Njerëzit po ngrijnë. Është shumë ftohtë, por ndërkohë ka edhe probleme me gripin që ka nisur të përhapet, ndaj jemi përpjekur të ofrojmë dhe asistencë mjekësore”, ka deklaruar një përfaqësues i Kryqit të Kuq.

Ushqimi është një tjetër problem aspak i vogël në strehat e Beogradit. Çdo ditë, qindra emigrantëve u duhet të presin gati një orë në këmbë për një pjatë gjellë, e cila është ftohur ndërkohë kur iu vjen radha ta marrin.

Top Channel