Fier, dëmtohen serat me domate në Plykë

12/01/2017 00:00

Dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore si pasojë e temperaturave të ulëta janë të konsiderueshme në rrethin e Fierit.

Vetëm nga shitja e domates në sera një fermer në fshatin Plykë ka humbur 40 milionë lekë, ndërkohë që shpenezinet deri në këtë fazë janë rreth 30 milonë lekë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë, në qarkun e Fierit janë dëmtuar 57 hektarë me luleshtrydhe, 18.2 hektarë ose 8.200 kv prodhim me domate, 11.6 hektarë fidan domate dhe janë tharë 10 hektarë ose 7 mijë rrënjë agrume.

Top Channel