39 ditë protestë në Tiranë, tubuesit me pankarta e thirrje kundër klasës politike, pas fjalimeve te Kryeministria marshojnë në kryeqytet
Për shkak të mungesës së fushëpamjes, për shkak të një stuhie dëbore në Orosh Helikopteri është detyruar të kthehet prapa.
Aparatura sinjalizuese e stuhive paralajmëron pilotët të mos e tentojnë fluturimin mbi Orosh. Misioni nga i pamundur kthehet në vdekjeprurës. Këta pilotë nuk e injorojnë teknologjinë e “Kugar”-it, ndaj kthehen për të mos ripërsëritur tragjedi.
Helikopteri fluturoi mbi qarkun e Lezhës ku temperaturat e larta kanë sjellë problem për banorët e zonës, sidomos në Mirdite, ku temperaturat kanë variuar nga -14 deri në -22 gradë celsius.
Pavarësisht një dimri të egër në Mirditë ajo që është kryesorja mbetet që nuk ka patur asnjë emergjencë shëndetësore. Problem mbetet furnizimi i Mirditës me ujë të pijshëm në zonat e thella malore.
E gjithë sasia e ndihmave ushqimore e parashikuar për në Orosh në një ndër zonat më të thella të rrethit të Mirditës u shkarkua në qytetin e Rrëshenit në pritje të uljes së reshjeve të dëborës në Orosh dhe gjetjes së një alternative tjetër për t’i furnizuar banorët e Oroshit.
Misioni i mbyllur sot pa sukses do të rinisë nesër herët për të gjetur një zgjidhje për banorët e Oroshit.
Top Channel