“Është më i rrezikshmi”, pas akuzave të Vuçiç, përgjigjet deputeti shqiptar në Serbi: S’kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim Autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe çerdhet në kryeqytetin grek, ndërsa banorëve iu është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë në kushtet e një moti tejet të vështirë dhe dëborës që ka zbardhur të gjithë rajonin përreth Athinës.
Monumente të lashta si Partenoni në Akropol, harku i Adrianit apo tempulli i Zeusit ishin mbuluar mëngjesin e së martës nga një shtresë të trashë bore. Mjaft banorë kanë marrë lopatat e i kanë hyrë punës për të pastruar hyrjet e shtëpive të tyre nga bora.
Temperaturat nën zero kanë bërë që shumë rrugë të mbulohen nga akulli, e për këtë arsye, është vendosur që ato të mbyllen për qarkullim.
Bashkia e Athinës ofroi streha të ngrohta të përkohshme për të moshuarit e të pastrehët, veprim ky i shoqëruar me këshillat drejtuar të gjithëve që të shmangin lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur.
Fronti polar ka mbërritur deri në ishujt e Greqisë. Disa refugjatë në Lesbos, të cilët i janë larguar kampeve për arsye sigurie, kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër ndërtesa të braktisura pavarësisht të ftohtit apo faktit që aty nuk e kanë ushqimin të siguruar.
“Në kampin e Morias kishte probleme të mëdha, ishim të mbaruar atje, as gjumë, as shtëpi, prandaj u larguam”, tha Abbas, refugjat sirian.
Disa banorë të rajonet veriore dhe lindorë të Greqisë u kanë telefonuar stacioneve televizive për të treguar sesi bora e dendur i ka bllokuar në shtëpi e nuk dalin dot jashtë as për të blerë ushqime. Vala e të ftohtit, sipas meteorologëve, pritet të zgjasë e pakta edhe për dy ditë.
Top Channel