Debati për të drejtat e autorit/ “Acromax” ngre dyshime për censurë, ministria thotë se është marrë shembulli italian
Për t’u ardhur në ndihmë personave të pastrehë në këto ditë të ftohta dimri, ku termometri shënon disa gradë nën zero, është angazhuar edhe Policia e Shtetit.
Përmes një njoftimi, kjo e fundit thotë se ka ndihmuar 76 persona me statusin e të pastrehut përgjatë ditëve të fundit, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.
Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetare të pastrehë.
Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e Komisariateve të Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve.
Konkretisht, në Shkodër janë 4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas.
Top Channel