PD përshëndet paktin: Pozitiv për të drejtat e shqiptarëve

07/01/2017 00:00

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, duke vlerësuar se ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.

“Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo që ndodhet”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë “akt përbashkues”, Partia Demokratike garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, “do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan”.

Top Channel