CNN: Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017

07/01/2017 00:00

CNN e ka listuar Shqipërinë si një nga 17 vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2017.

Në “vendin e vogël mesdhetar” do të gjeni “diell, çmime të lira dhe plazhe të paprekura kilometër pas kilometri”, lexohet në artikullin e CNN.

Më tej, shtohet se ushqimi shqiptar ngjan me atë grek, por çmimet janë shumë më të lira sesa në vendin fqinj.

Në Facebook, kryeministri Edi Rama shkroi se ky artikull tregon se vendi po rritet çdo vit e më shumë.

“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”, lexohet në postimin e kreut të qeverisë.

Top Channel