Rritet çmimi i karburantit, plas dhuna në Meksikë

06/01/2017 09:30

Rritja e konsiderueshme e çmimit të karburantit në Meksikë po shkakton protesta të dhunshme, plackitje dhe bllokime të rrugës, një situatë që ka tensionuar mjaft vendin latin.

Autoritetet meksikane thanë se kanë arrestuar të paktën 250 njerëz për grabitje dhe akte vandalizmi në shumë qytete të vendit. Disa protesta kanë qenë paqësore, por nuk ka dyshim se çdo meksikan është i zemëruar për rritjen e çmimit të karburantit nga 14 deri në 20%, në disa raste edhe më shumë se kaq.

Kjo rritje çmimi bëri që shumë prej tyre të mendojnë se është e drejtë që të grabisin e plaçkisin dyqanet, për të kompensuar paratë që do të harxhojnë më shumë për karburant. Edhe stacionet e karburantit kanë qenë në objektiv të turmave që kanë grabitur lëndën djegëse.

Pavarësisht tensionit në vend, presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto tha se rritja e çmimit të karburantit është një masë e përgjegjshme për stabilitetin e ekonomisë. Analistët mendojnë se rritja e çmimit të karbunrantit ishte shtysa e fundit që solli reagimin e dhunshëm të meksikanëve, të cilët janë mjaft të zhgënjyer nga qeveria e tyre për menaxhimin e munguar të luftës kundër trafikut të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA