Të shtëna në Vlorë, tre të plagosur

04/01/2017 00:00

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:05, burime nga policia bëjnë me dije se autori për motive të dobta ka hapur zjarr në drejtim të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës së Vlorës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah.

Mësohet se personat e plagosur janë: M.Sh., 20 vjeç, Zh.Sh., dhe F.K., 18 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e qytetit të Vlorës kanë identifikuar autorin e dyshuar, një 31-vjeçar me inicialet E.A dhe po punon për kapjen e tij.

Top Channel