Përfundojnë festat, rifillojnë qarkullimet në kufij

04/01/2017 00:00

Me përfundimin e festave të fundvitit është shtuar fluksi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë.

Sipas burimeve zyrtare, brenda 12 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 2.756 shtetas shqiptarë, si dhe kanë dalë 4.027 shtetas.

Në anën shqiptare punohet me 4 sportele në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke ka punuar me 2 sportele në dalje dhe 1 në hyrje. Vala e kthimeve pritet të vazhdojë deri këtë fundjavë.

Top Channel