Moti siberian, të enjten dëborë edhe në zonat e ulëta. Të premten -20 gradë

04/01/2017 00:00

Ditën e enjte, i gjithë vendi ynë do të ndikohet nga një front i ftohtë verior, i cili do të sjellë reshje bore të dendura në verilindje dhe juglindje. Reshjet e borës, mbrëmjen e së enjtes do të prekin edhe zonat e ulëta, duke arritur lartësitë 100-200 metra mbi nivelin e detit, e duke prekur edhe Tiranën.

Reshjet do të ndërpriten në orët e para të ditës së premte, kur do të filloje dhe rënia e ndjeshme e temperaturave me 8 gradë më pak.

Fundjava do të shënojë ditë më të ftohta, si pasojë e të ftohtit polar, me temperatura deri në -20 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në  zonat e ulëta dhe bregdet deri në -10 gradë.

Top Channel