Harta e gripit, OBSH: Shqipëria, mes vendeve me nivel të lartë

04/01/2017 00:00

Virusi i gripit AH3N2 është duke qarkulluar edhe në vende të tjera të Europës, madje me një përhapje në rritje.

Me intensitet shumë të lartë, ashtu sikurse shihet edhe në hartë, raportohet të jetë Finlanda. Ndërsa Shqipëria paraqitet me nivel të lartë të të prekurve nga virusi.

Në nivel të mesëm raportohen të jenë Italia, Gjermania, Franca, Kroacia, Rusia, Serbia e të tjerë.

Në të gjithë Europën, mosha më e prekur dhe që ka shfaqur simptoma të rënda janë mbi 65 vjeç.

Shqipëria përllogarit rreth 16 mijë të prekur në një javë. Vite më parë, kulmi i të prekurve nga virusi i gripit arrihej në fund të muajit janar, ndërkohë që rritja me shpejtësi e të prekurve ka bërë që vendi të përfshihet në epidemi që në fund të muajit dhjetor.

Ekspertët, si vendas edhe ata nga OBSH-ja, bëjnë i thirrje popullatës të bëjnë vaksinën antigrip, e cila shpërndahet falas në qendrat shëndetësore, pasi vaksina mbron nga format e rënda të gripit.

Top Channel