Bllokimi i autostradës dhe marshimi drejt Rinasit krijon debat mes organizatorëve të protestës, “përplasje” në rrjetet sociale Pas reshjeve të para në veri, dëbora ka zbritur gjatë natës dhe në rajone të tjera të vendit. Dëbora ka vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore, teksa më e rëndë situata paraqitet në veri. Në shumicën e tyre kalimi bëhet me zinxhirë.
Reshjet intensive të borës që kanë përfshirë Dibrën kanë arritur në 15 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella arrin 30-40 cm. Sa u përket rrugëve nacionale, megjithëse nuk janë lidhur kontratat për mirëmbajtjen dimërore, akset po mirëmbahen nga kompanitë që i kanë pasur vitin e kaluar.
Situata në akset kombëtare
Kuben – Vasie, 25 cm borë, kalohet pjesërisht me zinxhirë
Peshkopi – Qafë Drajë, 25 cm borë, pjesërisht me zinxhirë
Ura e Cerenecit – Steblevë, 15-25 cm borë, pjesërisht me zinxhirë
Qafë Bualli – Krastë, 20 cm borë, pjesërisht me zinxhirë
Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, 20 cm borë, qarkullimi me zinxhirë
K/Hadroj – Qafë Benë, 20 cm borë, me zinxhirë
Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, 30-50 cm borë, me zinxhirë
Akset e Dajtit, pjesërisht me zinxhirë
Nisja e reshjeve në Bulqizë është shoqëruar me erë të fortë dhe me ulje të temperaturave deri në -10 gradë Celsius. Përveç dëborës, ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në disa segmente të rrugës nacionale.
Edhe në Kukës trashësia e dëborës ka arritur në 20-25 centimetra. Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës, pasi një ditë më parë qarkullimi u bllokua për 30 minuta, për shkak se makinat pa pajisje dimërore nuk kalonin dot zonën malore pranë Kalimashit.
Sektori i Policisë Rrugore në Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në aksin Tuneli i Kalimashit – Morinë.
Top Channel