4 fshatra të Njësisë Administrative Papërr dhe disa fshatra të Gracenit në Elbasan nuk do të vuajnë më izolimin për shkak të përroit të rrëmbyer që përshkon këto zona.
Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Elbasanit po ndërtojnë një urë e cila do t’u shërbejë qindra banorëve. Deputeti Taulant Balla dhe nënkryetari i Bashkisë panë nga afër punimet, duke garantuar se ura do të vihet në funksion ditët e para të janarit.
“Pas festave, vijojmë me punët që u ndërprenë. Kjo urë do të mbarojë pasi është shumë e domosdoshme. Më pas, do të marrim masat për mirëmbajtjen e rrugës. Me ndërtimin e urës do të jemi gati që të ndërhyjmë edhe te pritat”, deklaroi Balla.
Mungesa e urës shpeshherë bëhej shkak që edhe mësimi në shkollën 9-vjeçare të fshatit Papërr të ndërpritej. Sipas banorëve, zona e Paprrit përshkohet nga shumë përrenj, çka e bën domosdoshmëri ndërtimin edhe të dy urave të tjera.
Top Channel