Meta uron festat e fundvitit nga Korça

30/12/2016 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të premte në një festë të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të Korçës.

Në një prononcim për median, Meta uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit dhe veçanërisht të rinjtë e të rejat e Korçës, për një vit sa më të mbarë dhe të gëzuar.

“Ishte e pamundur për të mbyllur festat e këtij fundviti, nga Krishtlindjet te Viti i Ri, pa ardhur në Korçë. Është vërtetë shumë e vështirë t’i kuptosh, t’i përjetosh këto festa pa qenë në Korçë. Me këtë rast u uroj të gjithë të rinjve dhe të rejave të Korçës të mrekullueshëm, të mençur, të ditur dhe plot ëndrra për të ardhmen, një vit të ri të gëzuar dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë”, tha Meta.

Top Channel