Kopshtet si kampe, institucionet janë të hapura gjatë gjithë verës, ndihmë për prindërit Ura tek rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet ka përfundon rikonstruksionin dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj është një rikuperim i investimeve të munguara në vite.
Kjo urë lidh bulevardin “Bajram Curri” me atë “Gjergj Fishta” dhe tashmë ura është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke lehtësuar trafikun e mjeteve dhe këmbësorëve në të dy anët e lumit të Lanës.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo urë ishte një tjetër projekt i lënë pezull prej 5 vitesh, por që vetëm tani mori zgjidhje duke i ardhur në ndihmë komunitetit.
“Siç e dini, ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve”, e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Pothuajse në çdo këmbë të urës kishte dalë një pronar që i ishte kthyer prona gjatë 8 viteve të ‘qoftë largut’ dhe na duhej të zgjidhnim disa nga këto çudirat shqiptare. Më vjen mirë që, jo vetëm kemi zgjidhur anomali të kësaj natyre, por i kemi dhënë komunitetit një urë me 4 korsi, me trotuare të mjaftueshëm. Na duhet që ta mirëmbajmë, ta ruajmë. Janë investime që bëhen me shumë pune dhe është shumë e rëndësishme që i gjithë komuniteti të ndihmojë për mirëmbajtjen e saj”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku vlerësoi edhe Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak, ku parashikohen më shumë investime për qytetin.
Top Channel