Bashkia e Elbasanit aktivitet në ndihmë të fëmijëve autikë

30/12/2016 00:00

Bashkia e Elbasanit dhe Qendra e Artit organizuan një mbrëmje gala në teatrin “Skampa”, për të mbledhur para në ndihmë të fëmijëve autikë.

“Natyrisht është menduar që ky koncert Gala të marrë një pozicion akoma më të gjerë, si nga ana humane ashtu dhe artistike”, tha Klinton Kapaj, qendra e Artit Elbasan.

Ka ndezur skenën me mesazhet e forta aktori i mirënjohur Reshat Arbana. “Sot është dita e fundit që shohim njerëzit që duam, prandaj të mos presim të nesërmen, se nëse e nesërmja nuk do të vijë kurrë, atëherë do të pendohemi për ditën që nuk gjetëm kohën të falim një puthje e një përqafim”, interpretoi aktori Reshat Arbana.

Futbollistit të kombëtares shqiptare Armando Sadiku iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit, për golin e shënuar për kombëtare në kampionatin europian.

“Jam shumë i nderuar, ky çmim do të jetë për mua një shtysë më e madhe ”, u shpreh Armand Sadiku, futbollist.

Orkestra e harqeve mbajti të mbërthyer publikun për rreth dy orë duke përcjellë mesazhet e gëzueshme të një viti të ri më të mbarë.

Top Channel