Samiti i NATO-s në Tiranë në dyshim? Reagon ministri Nufi: Nuk kemi propozuar shtyrje apo zhvillimin virtual, do ta presim në Shqipëri Janë 400 familje në Fushë Krujë, të prekura nga përmbytjet masive të nëntorit, që në këto ditë të fundit të 2016-s do të marrin dëmshpërblimin nga qeveria.
Ndërsa përmendi borxhet e lëna pas nga qeveria e shkuar për familjet e përmbytura ndër vite, kryeministri Rama tha se përveç fatkeqësisë natyrore, shkaktarë për dëmet prej miliona lekë janë bërë ndërtimet pa kriter, shpesh herë edhe mbi lumenjtë.
“Në Shqipërinë e këtyre 20 viteve ndodhi ajo që s’kish ndodhur as në Shqipërinë e kohës së Skënderbeut, që njerëzit të ndërtonin mbi lumë se iu thanë: ndërtoni kudo se është bereqet. Për fat të keq, gjithë ato investime e shpenzime e kursime gjaku e mundi të madh i merr lumi në kohë të caktuar. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori. Siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan s’ia hëngri. Malet i gjetën aty dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë së Shqipërisë dhe pikë e bukur nga natyra, në 20 vjet u kthye në një platformë guroresh e çimentoje. I themi sot të gjitha familjeve që pësuan dëme nga 100 mijë lekë deri në 6milionë, se nuk i harruam por para mbylljes së vitit do t’i dëmshpërblejmë një për një”, tha Rama.
Kryeministri premtoi për banorët ndërtimin e rrugës që lidh Thumanën me Krujën, projekt për të cilin buxheti është gati dhe punimet do të nisin vitin e ardhshëm.
“Do fillojmë rrugën e Thumanës me Krujën, që sot është një shteg i pakalueshëm e që ka izoluar një zonë të tërë. Projekti është përfshirë në buxhetin e 2017-s”, tha Rama.
Kryeministri premtoi edhe ndërtimin e nënstacionit të Krujës, por pa dhënë një datë për nisjen e projektit. “Edhe këtu ka nevojë për nënstacion dhe nuk është bërë. Por si do bëhet? Me çfarë? Do financojmë projektin e nënstacionit se sot kompania e ka këtë mundësi, pasi njerzit paguajnë për atë që konsumojnë”, tha Rama.
Top Channel