Samiti i NATO-s në Tiranë në dyshim? Reagon ministri Nufi: Nuk kemi propozuar shtyrje apo zhvillimin virtual, do ta presim në Shqipëri Ftesën për të dalë bashkë në koalicion edhe në vitin 2017, pas kryeminsitrit Rama një javë më parë, LSI-së ia ka përsëritur zëvëndësi i tij Niko Peleshi nga Pogradeci. Për numrin dy të qeverisë, e majta është e pathyeshme kur bëhet bashkë.
“Koalicioni funksionon, funksionon mirë dhe nuk shoh asnjë arsye që të mos vazxhdojë. E majta e ka provuar përçarjen, e ka provuar edhe sesa e pathyeshme bëhet nqs bashkohet. Këtë e ka provuar edhe PS, edhe LSI. Në secilën zgjedhje, secila forcë politike synon të marrë sa më shumë vota dhe une do doja që PS të rriste numrin e deputetëve, por padyshim koalicioni është i dobishëm ndaj ka ardhur edhe ftesa e Ramës në asamble. S’kemi asnjë ngutje, ka edhe 6 muaj nga zgjedhjet, s’ka ngut e stres e ankth brenda të majtës”, deklaroi Peleshi.
E ndërsa PS e LSI i sheh sërish bashkë për zgjedhjet e 18 qershorit, Peleshi thotë se për një fitore të thellë, ka nevojë për një koalicion edhe më të gjerë.
“Besoj se do ketë aleancë sërish, s’ka arsye të shkojmë të ndarë e të përçarë, e majta ka nevojë të bashkohet. Nuk mjafton një aleancë PS-LSI por edhe forca të tjera”, vijoi zv.kryeministri.
Kryeministri Edi Rama nga asambleja kombëtare një javë më parë e ftoi zyrtarisht aleatin në bashkëqeverisje, LSI, që të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme, koalicion të cilin e quajti strategjik.
Top Channel