Krimet e Rënda, Apeli shpall të pafajshëm prokurorin e Fierit

28/12/2016 00:00

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli të pafajshëm prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i marrë i pandehur një vit më parë për afera korruptive.

Për prokurorin Vukaj, shkalla e lartë e Krimeve të Rënda kishte shpallur më herët 18 muaj dënimin me shërbim prove, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sipas Apelit të Krimeve të Rënda, nuk ka prova që vëretojnë dyshimet se ai është paguar nga vëllai i një të arrestuari për të kërkuar dënim më të butë ndaj tij.

Njëri nga të dyshuarit, Gazmir Nelollari, në fakt ka deklaruar se lekët i kishte marrë ai nga shtetasi Arjan Xhemali dhe se nuk ia kishte dhënë prokurorit.

Dosja për të cilën u dyshua prokurori Vukaj kishte lidhje me një aksident për të cilin ndodhet i arrestuar Elton Xhemali.

Top Channel