Kërcënoi me armë një person, arrestohet 31-vjeçari me precedent penal në Durrës KQZ mbajti këtë të martë votimin, përmes të cilit kryetari Denar Biba, me kërkesë edhe të avokatëve mbrojtës të deputetëve Selami dhe Tahiri, si dhe kryebashkiakut Rroshi, i kërkoi Prokurorisë informacione më të detajuara për dënimet e 3 funksionarëve publikë.
Organi akuzës ka vetëm 48 orë kohë për t’i dorëzuar KQZ-së materialet e nevojshme për të vendosur më 29 dhjetor nëse deputetëve dhe kryebashkiakut të Kavajës do t’u hiqet apo jo mandati.
“Duhet të ishte Prokuroria e Përgjithshme institucioni që do t’i siguronte KQZ-së dokumentacionin e nevojshëm. Ne nuk i kemi këto vendime, nuk mund të vendosim për fajësi apo pafajësi të këtyre individëve”, deklaroi Biba.
Shkëlqim Selami ishte i vetmi që mori pjesë në mbledhje, ndërsa Tahiri dhe Rroshi nuk u paraqitën. “Përsa kohë që gjykata italiane e ka pushuar çështjen, personi konsiderohet i pafajshëm”, deklaroi avokati i tij, Genc Çifligu.
Pak ditë më parë biba tha se kqz shkarkon këta zyrtarë, një nga avokatët kishte përgjigje edhe për këtë. “Detyra e këtij komisioni është vetëm konstatimi. Kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave dhe ky vendim çekohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ikën automatikisht”, deklaroi Theodhori Sollaku, avokat i Elvis Rroshit.
“Në rastin e zotit Dashamir Tahiri rezulton qartë se kjo periudhë ndalimi ka përfunduar prej më shumë se 2 vitesh, kur nuk rezultonte ende ligji numër 138 i vitit 2015”, deklaroi Fatmir Brraka, avokat i Tahirit.
Gazmend Bardhi, përfaqësuesi ligjor i PD vetëm për një ditë, kërkoi heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist dhe deputetin e LSI, Shkëlqim Selami, ndërsa mbrojti deputetin Dashamir Tahiri, pjesë e grupit të deputetëve të PD. “Zoti Tahiri nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funkione publike”, deklaroi Bardhi.
Vetë Dashamir Tahiri, pak orë pas mbledhjes iu drejtua KQZ-së me kërkesën për të riplotësuar nga fillimi formularin e vetëdeklarimit.
Burime nga KQZ bënë të ditur për Top Channel se vendimi i 29 dhjetorit do të merret vetëm mbi vetëdeklarimet dhe materialet që aktualisht gjendjen mbi tryezën e saj të punës.
Top Channel