
Endrju Tejlor kaloi një vit duke ngrënë vetëm patate dhe asgjë tjetër. Po, është një dietë e çuditshme.
Megjithatë, nutricionistët dhe dietologët e kanë quajtur këtë dietë patateje të pashëndetshme. Megjithatë Endrju ka thënë për News.com.au se nuk ka dashur ti dëgjojë.
“Njerëzit mendojnë se ajo që bëra është vërtetë ekstreme. Por do të thosha që pesha 151.7 kg është shumë ekstreme. Të jesh mbipeshë, i sëmurë dhe në depresion, është një situatë “, thotë Tejlor.
Endrju humbi plot 50 kg, dhe tha se dieta nuk e ndihmoi vetëm fizikisht, por edhe me depresionin.
“Në 10 vitet e fundit pata dhimbje nga plagosjet në futboll, por gjithësesi kaluan. Të haja vetëm patate e ka përmirësuar jetën time në një mënyrë të tillë që as do e kisha imagjinuar”, vijon Endrju. Të gjithë procesin ai e regjistroi në profilin e tij në Instagram dhe në faqen e tij personale.
Endrju thotë se ishte i varur nga ushqimi dhe se zgjodhi pataten si gjënë më të mirë për të “hequr dorë nga ushqimi”.
“Thënë shkurt nga patatja ti merr gjithçka që të duhet. Të gjithë e dimë se ato kanë shumë karbohidrate, por edhe mjaftueshëm proteina dhe yndyrna, dhe gjithashtu patatet janë shumë të mira për fibra, vitamin C dhe hekur”, thotë Tejlor.
Top Channel