Meta uron për Krishtlindje: Vëmendje e mbështetje të pamundurve

25/12/2016 00:00

Kryeparlamentari Ilir Meta, pasi vizitoi përfaqësuesit e krishterë shqiptarë në këtë ditë Krishtlindjeje, dha edhe mezashin e urimit për të gjithë shqiptarët, në veçanti për ata më në vështirësi.

“Uroj më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim për të gjithë shqiptarët në këtë ditë mjaft të rëndësishme, e në veçanti më shumë vëmendje dhe mbështetje për ata më të pamundurit, që janë në një gjendje të vështirë. Sot është një ditë reflektimi dhe shprese, teksa jemi përballë sfidave. Vështirësite për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë duhen tejkaluar, për të qenë të gjithë të barabartë”, tha Meta.

Top Channel