Kopshtet si kampe, institucionet janë të hapura gjatë gjithë verës, ndihmë për prindërit Valbona po bëhet gati për të nisur një jetë të re. Larg udhëtimit të përditshëm në këmbë nga fshati Lumarë në Aranitas.
Larg kasolles ku jetoi për 13 vjet, e në të cilën pas vdekjes së të atit i ra pesha e problemeve familjare. Megjithë nënën e sëmurë dhe vështirësitë ekstreme ekonomike Valbona nuk hoqi dorë nga shkolla dhe librat për të janë të vetmet në valixhen e rrugës që e pret. Në këtë dhomë s’ka asnjë kujtim tjetër për të.
-A ke ndonjë foto që do ta marrësh?
-Jo. S’kam.
– Asnjë foto, diçka me familjarë, me babin, vëllain, mamin.
– Jo, s’kam asgjë. Nuk kam bërë ndonjëherë fotografi.
– Po përse qan?
– Qaj se do iki prej këtej.
Pas transmetimit të kronikës në Top Channel për vajzen e cila ishte kthyer në kryefamiljare, “Fundjava ndryshe” me mbështetjen e biznesmenit Lul Morina i dhuruan familjes Rizaj një shtepi në Ballsh
“Tani Valbona nuk duhet të eci më 14 km në këmbë, e ka shkollën 100 metra larg. Gjithashtu kemi komunikuar dhe me organet kompetente për ndihmën ekonomike për ta marrë aq sa i takon”, tha Arbër Hajdari, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”
Pas hapjes së një mundësie të re Valbona ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i saj.
“Kur të rritem do ndihmoj njerëz në nevojë siç më ndihmuan edhe mua”, thotë Valbona.
Top Channel