Rasti Veliaj bëhet temë në “Newsweek”, ish-diplomati i Trump: Drejtësia nuk duhet të përdoret si armë politike
Rama foli para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste edhe për reformën në drejtësi, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi ligjin e Vettingut.
Ai kishte edhe një mesazh për drejtësinë.
“Sot në pallatin e drejtësisë ka filluar të ndjehet tërmeti, por realisht nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi ai.
Ligji i Vettingut mori dritën jeshile një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese që rrëzoi 6 me 2 kërkesat e Partisë Demokratike.
Në të njëjtën ditë kur Kushtetuesja u shpreh për kushtetueshmërinë e këtij ligji, Kuvendi shkriu me kërkesë të Fatmir Xhafajt Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Duke folur për Top Storyn e së enjtes, Xhafaj interpretoi si pasojë të Vettingut edhe përplasjen e fundit që ka përfunduar në Gjykatën e Lartë mes Prokurorisë dhe ILDKP-së.
Top Channel