Vetting-u, Bregu: Të nisë jetësimi i reformës

22/12/2016 00:00

Edhe deputetja e PD, Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me ligjin e Vetting-ut, që kaloi këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese.

“Me halle e mes halleve, prej sot reforma në drejtësi ka shansin real të nisë të zbatohet!”, ka thënë Bregu në profilin e saj në Facebook.

Meqë është prova më e rëndë që kemi para, është shprehur ajo, “rëndësi tani ka të nisë jetësimi i saj në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe standardet perëndimore të zbatimit të ligjit”.

“Pandëshkueshmëria nuk mund të jetë normë e shoqërisë dhe as garancia e politikës (siç është sot) së shëmtuar shqiptare. Mos pastë fatin e reformës zgjedhore!”, ka shtuar Bregu.

Top Channel