PD: Respektojmë vendimin e Kushtetueses

22/12/2016 00:00

Partia Demokratike shprehet se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, por njëkohësisht shpreh shqetësimin se ligji aktual do të vendosë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kontrollin e kryeministrit.

“Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë. Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Sipas PD-së, kontrolli qeveritar i vettingut është “njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika”.

Top Channel