Shkëlqim Selami: Mandatin ma ka dhënë Vlora, s’ma heq dot njeri

21/12/2016 00:00

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami gjatë një konference me mediat tha se mandatin nuk ka për t’ia hequr njeri dhe se atë ia ka dhënë Vlora.

“Mandatin ma ka dhënë Vlora dhe vetëm Vlora ma heq. S’ma heq dot njeri. Zero. Më lini rehat në punën time. Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi! Nuk e diskutoj që ka prapavijë politike totale, e fortë biles”, tha ai.

Selami pohoi se figura e tij është e pastër politikisht dhe se gjithçka sipas tij bëhet për prapaskena politike. Ai ndër të tjera theksoi se askush nuk mund t’ja heqë mandatin, pasi atë ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës. Ai shtoi se: “Për ça ju zë korrenti? S’më bëni dot pis”.

Top Channel