“Ulja Insta”, poza më në modë e rrjetit social
20/12/2016 00:00
“Ulja Insta” është poza më e re që po përdoret shumë nga blogeret me bikini në fotot që postojnë në Instagram.
Kjo pozë karakterizohet nga ulja, zgjatja e njërës këmbë dhe palosja e tjetrës. Kjo lloj poze po përdoret shumë nga Pia Muehlenbeck dhe Gabby Epstein.
Fotografi James Day është munduar të shpjegojë se pse kjo pozë ka pasur kaq shumë sukses.
“Ka të bëjë me këndin. Është një pozë relaksuese, por që ka kënd interesant. Të tregon këmbët e gjata dhe të tregon më të dobët”, deklaroi Day.
Top Channel