Dëmshpërblimi i fermerëve, Panariti: Dermatoza u zhduk

19/12/2016 00:00

Ministria e Bujqësisë deklaroi se sëmundja e dermatozës nodulare, e cila kishte prekur gjedhët dhe mund të kthehej në epidemi, është zhdukur përfundimisht në Shqipëri.

“Sëmundja është shtypur përfundimisht edhe si rrjedhojë e faktit, që ne mbuluam me vaksinë në të gjitha tufat e gjedhit”, tha Panariti.

Qeveria do të kompensojë fermerët për të gjitha kafshët e prekura. Racat do të përzgjidhen në funksion të përshtatshmërisë me zonën.

“Fondi që kërkohet për zëvendësimin e kafshëve të dëmtuara me kafshë race është akorduar. Në fillim të janarit do të vijë një trupë specialistësh zviceranë, që së bashku me mua do të përcaktojnë racat që u përshtaten më mirë zonave ku kanë ndodhur dëmtimet, e menjëherë do të nisë blerja e kafshëve të racës”, tha më tej ministri Panariti.

Deri më tani, në rang vendi janë 1.100 lopë të dëmtuara nga dermatoza nodulare, por Ministria e Bujqësisë do të bëëe një verifikim të plotë në të gjithë vendin. Dermatoza nodulare u shfaq në vendin tonë në mes të vitit, duke prekur fillimisht zonat kufitare dhe më pas përhapja shkoi deri në brendësi të territorit.

Top Channel