“Zgjedhjet” përplasen PS-LSI; L.Rama: PS-PD të reflektojnë, Balla: Mos bëni arbitrin

18/12/2016 00:00

Dy partitë e koalicionit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste shkëmbyen replika nëpërmjet nënkryetarit Luan Rama dhe deputetit Taulant Balla.

Në zemër të replikave është reforma zgjedhore. Luan Rama në emër të LSI-së kërkoi konsensus për këtë reformë dhe nxiti PS e PD të shpejtojnë.

“PS dhe PD të shprehin, jo thjesht vullnetin, por të demonstrojnë angazhim e tyre real për të bërë real realizimin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh  Luan Rama.

Po deklarata e përfaqësuesit të LSI solli menjëherë reagimin e socialistëve. Deputeti Taulant Balla, njëherësh edhe kryetari i Komisionit për Reformën i kërkon kolegut të tij në koalicion se barazlargimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë!

“Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI jane bashke ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu Luan Rama me siguri e di qe kemi nje muaj qe presim qe PD te behet pjese konstruktive e punes se komisionit per ta mbyllur reformen. Prandaj Luan Rama le t’i beje thirrje PD sic i bejme edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadres dhe arbitrit nuk ka me asnje kuptim!”, Shkruan Taulant Balla në faqen e tij të “Facebook”.

Taulant Balla thotë se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë një punë shumë serioze në Komision. Jo pa ironi Balla thotë se respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se mund t’i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!

“PS dhe LSI kane bere nje pune shume serioze ne komision dhe respekti per kete skuader eshte minimumi qe duhet te tregoje miku Luan Rama pavaresisht se mund t’i kete rene te beje pjesen e arbitrit!”, vijon postimi i Ballës.

Top Channel