Koncesioni i laboratorëve, Beqaj në Vlorë: Do të përmirësojë shërbimin në spitale

17/12/2016 00:00

Pacientët me sëmundje kardiake dhe ata me probleme neurologjike që trajtohen në Spitalin e Vlorës kanë tanimë ambientet e përshtatshme sipas sëmundshmërisë pasi kuroheshin bashkë në të njëjtin ambient.

Drejtuesit e Spitalit të Vlorës me të ardhurat dytësore të spitalit kanë arritur t’u krijojnë kushte këtyre pacientëve, ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj garantoi se i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme do të përmiresohen më tej në vitin 2017.
 
“Për të sëmurët kardiakë dhe për ata me sëmundje neurologjike, ka dy mjedise të veçanta, në mënyrë që ata të asistohen më mirë për specifikat e sëmundjeve të tyre, por edhe të mos ketë përzierje midis të sëmurëve me sëmundje të ndryshme brenda grupit të sëmundjeve të brendshme dhe besoj se edhe këto dy njësi si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin shërbimit të laboratorik”, tha ministri Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë vizitoi edhe ambientet e maternitetit si dhe sallën e lindjeve në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Top Channel