Juventusi i jep një tjetër frymëmarrje vetes në rrugën drejt objektivit për titullin e këtij sezoni, pasi ka mundur rivalin direkt të vendit të dytë, Romën me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi i përhershmi Higuain që në minutën e 14-të dhe kaq i mjaftoi bardhezinjve të Alegrit për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme që e çon në 7 diferencën me verdhekuqtë e Romës, që mbajnë ende vendin e dytë edhe pas javës së 17-të të Serisë A.
Goli u zhduk mes mjegullës dhe nuk u pa në asnjë portë të “San Siros” në barazimin e bardhë mes Milanit dhe Atalantës, që frenon kuqezinjtë në sprintin për një vend në Champions League.
Emocionet dhe rastet ishin prezente në impiantin e Lombaridsë, por skuadra bergamaske arriti të rezistonte duke marrë një pikë.
Donaruma rrezikoi në një rast por Atalanta nuk e gjeti dot golin, ashtu si vendasit në rastin e një goditjeje të Antonelit që u ndal nga shtylla.
Top Channel