Del Boske mbush 75-vjeç dhe tashmë zbulon sekretin e menaxhimit të një skuadre futbolli të suksesshme…
E ardhmja e Alexis Sanchez është kthyer në një çështje të vështirë për t’u zgjidhur te Arsenali.
Sulmuesi kilian ka një kontratë me londinezët deri në vitin 2018 dhe ende nuk e ka rinovuar atë. Sanchez po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, por duket se objektivat e tij nuk janë plotësisht në të njëjtën linjë me ato të “topçinjve”. Në një intervistë për “Sky”, Sanchez ka folur për të ardhmen duke shtuar se dëshira e tij është të fitojë trofe.
“Në këtë moment jam i përqendruar te ndeshjet e kampionatit. Ndihem shumë mirë këtu dhe u jam mirënjohës të gjithëve, por qëndrimi im te Arsenali varet nga klubi. Ëndrra ime është të fitoj Premier League dhe Ligën e Kampioneve”, tha Sanchez.
Së fundmi, në drejtim të Sanchez ka ardhur një ofertë e majme nga Kina. Sipas tabloidit “The Sun”, për sulmuesin një klub i Super Ligës kineze ka bëra gati një kontratë me pagë mbi 600 mijë euro në javë, ndërkohë që në Europë, është Juventusi që po monitoron me vëmendje situatën e tij në kryeqytetin anglez.
Top Channel