Euroleague, dështim për Realin e Madridit

16/12/2016 00:00

Reali i Madridit “shuhet” në Stamboll, në sfidën e radhës së Euroleague, në basketboll për meshkuj.

Skuadra spanjolle u thye nga Darussafaka me rezultatin 68-81, në një sfidë ku u ndjenë shumë mungesat e Sergio Llull dhe Randolph. Fillimi ishte i mirë për Realin e Madridit që fitoi periodën e parë 20-17. Por, pas atij momenti në parket u pa vetëm një skuadër, Darussafaka, ndërkohë që madrilenët bënin gabime të njëpasnjëshme, sidomos në gjuajtjet nga distanca e 3 pikëve, duke regjistruar disfatën e 4 sezonale.

Crvena Zvezda nuk tregoi mëshirë për Maccabi Tel Aviv. Skuadra serbe shkatërroi totalisht izraelitët me rezultatin 83-58, falë një periode të dytë të shkëlqyer ku krijoi edhe një diferencë prej 13 pikësh. Pas pushimit të ndeshjes, Crvena Zvezda, jo vetëm që diti të administrojë këtë avantazh të krijuar, por arriti ta thelllojë akoma më shumë atë deri në përfundimin e sfidës.

Në ndeshjet e tjera të Euroleague, Baskonia fitoi me Unics Kazan 92-91, Olympiacos mundi Zalgiris 88-75, ndërsa Anadolu Efes u mposht nga Brose 83-91.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB