Dom Artur Jaku: Të lutemi për paqen në Siri

16/12/2016 00:00

Ashtu si dhe Myftiu i Shkodërs, edhe Famulltari i Katedrales Shën Shtjefni në Shkodër, Dom Artur Jaku mbasditen e sotme i ka bërë thirrje besimtarve të luten për Alepon dhe Sirinë.

Në fjalën e tij Dom Artur Jaku është shprehur se ky gjest modest është një solidarizim me popullin sirian në këto ditë të vështira.

“Mijëra njerëz po lënë banesat. Lufta nuk po kursen fëmijë, gra dhe burra. Njerëzit e pafajshëm, sidomos fëmijët, janë ata që po vuajnë më shumë. Mjaft më me luftra e politika konfliktuale, mjaft më me diferencime e përjashtime. Jeta është e shenjtë, të lutemi që këto Krishtlindje të sjellin paqe”, tha Dom Artur Jaku.

Top Channel