Fëmijët tuaj mund të marrin një telefonatë nga Poli i Veriut këtë vit. Projekti Santaphone i Twilio është një telefonatë e automatizuar që u jep mundësi prindërve të rregullojnë kohën se kur duan të marrin telefonatën nga selia e Babagjyshit.

Kur telefoni bie, fëmiët mund ti thojnë elfit se çfarë dëshirojnë për Krishtlindje. Prindërit e caktojnë kohën se kur duhet të vijë telefonata nëpërmjet faqes së internetit, duke dërguar numrin e telefonit dhe emailin. Twilio do ju shkruaj për konfirmim. Më pas, një elf do të telefonojë në orën e caktuar dhe do të pyesë fëmijën tuaj se çfarë dëshiron nga Babagjyshi, dhe sigurisht nëse janë sjellë mirë apo jo këtë vit.

Kjo telefonatë regjistrohet dhe ju dërgohet me email, kështu që mund ta shkarkoni dhe tua tregoni miqve apo familjarëve që nuk e dinin. Të gjitha telefonatat do të fshihen automatikisht në 25 dhjetor 2017.

Twilio i është bashkuar kompanive të tjera të teknologjisë që në frymën e pushimeve dimërore po japin produkte me temë Babagjyshin. Google’s Santa Tracker është një faqje interaktive që i jep mundësi fëmijëve të ngjyrosin ornamente për bamirësi, të mësojnë kodet se si të kërcejnë me elfët dhe të lexojnë për traditën e festës në të gjithë botën.

Top Channel