Bulqiza, 10 vjet pa gjinekolog

15/12/2016 00:00

Ashtu si në Burrel edhe Bulqiza nuk ka mjet gjinekolog. Këtu situata është akoma më e rëndë. Prej 10 vitesh mungon mjeku gjinekolog. Falë afërsisë me Burrelin shpëtim gjenin në maternitetin e tij, por tani që vetë spitalit të Burrelit i mungon gjinekologu, i vetmi spital i afërt është ai i Dibrës, 1 orë e 30 minuta larg.

Gjendja vështirësohet më tepër me ardhjen e dimrit , ku rruga bëhet e pakalueshme nga ngricat, apo bora.

Kryeinfermierja e spitalit Majlinda Lazri, shprehet se kjo gjendje zgjat prej 10 vitesh dhe si mënyra më e mirë i kanë dërguar gratë shtatzëna drejt Burrelit e së fundmi drejt Dibrës.

Në spitalin e Bulqizë veç mjekut gjinekolog mungon edhe mjeku kirurg, reanimator, obsetër – gjinekolog etj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel