Blushi: Lul Berisha ka punësuar në bashki Vangjush Dakon

15/12/2016 00:00

Kreu i Libra-s, Ben Blushi ka reaguar në Facebook lidhur me lirimin e Lul Berishës. Ai thotë se është ky i fundit që ka punësuar në bashkinë e Durrësit Vangjush Dakon.

“Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!”, shkruan Blushi.

Top Channel