Samiti i NATO-s në Tiranë në dyshim? Reagon ministri Nufi: Nuk kemi propozuar shtyrje apo zhvillimin virtual, do ta presim në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama theksoi se është turp për Bashkimin Europian që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë takimit të fundvitit me diplomatët, takim që u organizua në Kryeministri.
“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë. Janë ndaluar që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova, si shteti më i ri i Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Europës si e tërë”, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët: “Kemi dëshirë që bashkë me fqinjët të ndërtojmë, pasi ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Do vijojmë punën që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur. Është me rëndësi që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit të intensifikohet”.
Top Channel