Totozani: 1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në Itali

12/12/2016 00:00

Deri më 31 tetor në qendra pritje në Itali janë regjistruar 1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar, duke zënë 9.5 5 të atyre që kanë shkuar në Itali, dhe duke u renditur të tretët pas Egjiptit dhe Gambias.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me disa përfaqësues dhe ekspertë nga institucioni zhvilluan një vizitë studimore në Itali. Ai tha se rreth 2474 shqiptrë janë të privuar nga liria në institucionet italiane, mes të cilëve 28 janë gra.

“Rreth 2474 shtetas shqiptarë janë të privuar nga liria në institucionet italiane, mes të cilave 28 gra. Shqiptarët zënë vendin e tretë për të burgosur të huaj në Itali, me rreth 13 %”, është shprehur z. Totozani.

Delegacioni shqiptar i Avokatit të Popullit zhvilloi takime me Mauro Palma, personalitet i shquar në fushën e të drejtave të njeriut në nivel europian, njëkohësisht drejtues i institucionit të Garantuesit Kombëtar të të Drejtave të të Dënuarve ose Personave të Privuar nga Liria në Itali.

Në takim u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit në dobi të shkëmbimit të eksperiencave në nivel ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e qytetarëve respektivë, sidomos në fushën e migracionit.

Totozani me ekspertë të institucionit, kryen një vizitë monitoriuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Santa Maria Capua Vetere, në rajonin e Campania-s, ku u takua me të dënuar shqiptarë në këtë qendër.

Top Channel