Reforma zgjedhore, Balla: Gati drafti për ligjin e partive

12/12/2016 00:00

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se, ekspertët e mazhorancës e kanë gati draftin e ndryshimeve të ligjit për partitë politike, në kuadër të reformës zgjedhore.

“Është drafti më i mirë në frymën e rekomandimeve të OSBE-së”, ka thënë Balla, duke shtuar se, “grupi i PS ka mbështetur kërkesën për shtyrjen e mandatit të komisionit me 60 ditë”.

“Të enjten do të miratohet shtyrja e mandatit”, ka thënë më tej Balla.

Ai i ka bërë thirrje PD që të heqë dorë nga historia e bllokimit të kalimit të amendamenteve. “PD nuk ka paraqitur asnjë amendament për ndryshimin e ligjit për partitë politike”, ka shtuar Balla.

Top Channel