Rama: Venecia konfirmoi pa rezervë ligjin e Vetting-ut

12/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përgjigjen e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e Vetting-ut.

“PD pretendon përsëri se ka një përkthim ekskluziv të sajin për Venecian”, ka deklaruar Rama në Facebook.

Në profilin e tij, kreu i qeverisë shprehet se përgjigjia e Venecias nuk lë vend për interpretime.

“Në fakt Venecia ka konfirmuar pa rezervë ligjin e Vetting-ut. Pikë!”, thotë Rama.

Top Channel