Kukësi zhytet në mjegull
12/12/2016 00:00
Mjegulla dhe shkarkimet e ndotësve në ajër, që vijnë kryesisht nga përdorimi i lëndëve të ngurta djegëse për ngrohje, kanë bërë një që re e dendur smogu të mbulojë qytetin e Kukësit.
Sipas të dhënave të fundit, mjegull ka edhe në Rrugën e Kombit dhe autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes nëse do të qarkullojnë në aksin Kalimash-Kukës-Morinë, pasi mjegulla e dendur ka sjellë vështirësi në qarkullim dhe vende vende ka edhe prani të ngricave.
Për fat të mirë deri tani nuk raportohet për aksidente.
Top Channel