Sali Berisha shkoi për herë të dytë në Komisionin Hetimor për privatizimin e OSHEE. Më 9 dhjetor ai refuzoi të shkonte, ndërsa në seancë e radhës shkoi në kohë.

Pas dëshmisë së parë në këtë Komision, ish-kryeministri u largua pa dëshmuar pas një konflikti me kreun e komisionit Taulant Balla.

Partia Demokratike kërkoi heqjen e kreut të Komisionit, i cili sipas tyre ishte në konflikt interesi sepse ishte dënuar nga gjykatat. 

Deputeti Taulant Balla lajmeronte se do të kërkonte ndihmën e policisë për të sjellë edhe me forcë ish-kryeministrin që të dëshmonte dhe kjo ndodhi… të paktën në pjesën e parë. Policia shkoi në shtëpinë e ish-kryeministrit dhe komisar Elton Alushi, i komisariatit numër një, i kthen përgjigjje Kuvendit.

Sipas kësaj përgjigjeje, policia ka shkuar në banesën e ish-kryeministrit dhe ka kontaktuar aty punonjësin e Gardës, të cilit ju la në dorë letra për thirrje forcërish sepse në banesën e ish-kryeministrit nuk e hapi njeri derën.

Pothuajse në të njëjtën kohë, ish-kryeministri shkoi në Komisionin Hetimor, foli dhe ju përgjigj disa prej pyetjeve të anëtareve të Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin e kompanisë OSHEE të cekët e CEZ.

Top Channel