Ambasadori italian: “Call Center”-at nuk do të mbyllen

12/12/2016 00:00

Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo i pyetur nga mediat në lidhje me çështjen e kompanive “call center” është shprehur se nuk ka rrrezik për mbylljen e tyre, por thjesht ligji shtrëngon rregullat.

“Nuk ka asnjë rrezik për “call center”-at. Nuk do të ketë mbyllje të tyre, pra 25 mijë vendet e punës nuk janë të rrezikuara. Ligji i ri thjesht shtrëngon rregullat e aktivitetit”, ka thënë Cutillo.

I pyetur nëse do të ketë shtrëngim në ligj edhe për aktivitetin e fasonerisë në vendin tonë, diplomati italian është shprehur: “Sa i përket fasonerisë nuk jam në djeni nëse do të ketë ligje të ngjashme si ai për “call center””.

Këto deklarata ambasadori i bëri gjatë një prezantimi në Shkodër të projektit “Rikualifikimi i ish-konsullatës së Italisë në Shkodër”.

Top Channel