Zgjedhjet 2017, Tahiri miraton udhëzimin për listat

11/12/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, miratoi udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve të qershorit 2017.

Sipas këtij udhëzimi, zyrat e Gjendjes Civile në bashki, brenda datës 4 janar 2017 duhet të publikojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve. Ky ekstrakt do të publikohet edhe në datat 3 shkurt, 5 mars, 4 prill dhe 4 maj të vitit të ardhshëm.

Qendrat e votimit nuk duhet të kenë më pak se 200 zgjedhës dhe jo më shumë se 1000. Numri i qendrave të votimit do të jetë 8899.
 
Lista përfundimtare e zgjedhësve duhet të publikohet brenda 13 majit 2017.

Top Channel